Sezoni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll është duke ofruar ndeshje dhe përballje shumë cilësore.
Tashmë kur janë zhvilluar shtatë xhiro, vazhdon të jetë një garë e ashpër për kreun e tabelës, aq sa diferenca ndërmjet vendit të parë dhe të fundit është vetëm gjashtë pikë.
Skuadra e Pejës renditet e para me 13 pikë, e ndjekur nga Prizreni me 12, pastaj vijnë Trepça me Bashkimin me nga 11.
Në vendin e pestë pozicionohet Ylli me 10 pikë, në të gjashtin Sigal Prishtina me nëntë pikë, kurse tabela mbyllet me Rahovecin dhe Dritën që kanë nga tetë përkatësisht shtatë pikë.