Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar tri ndeshjet e para të saj në vitin 2021, ku në muajin mars ishin vendas në fitoren që u arrit në miqësoren ndaj Lituanisë, dhe pastaj regjistruan dy humbje kundër Suedisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022”.
Fillimisht, “Dardanët” mposhtën bindshëm Kombëtaren e Lituanisë me rezultat 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e cila ishte vetëm miqësore.
Trajneri Bernard Challandes do të ketë kohë deri më 2 shtator që të analizojë dhe të përgatisë skemat për kundërshtarët e radhës.
Kosova do të rikthehet në arenën ndërkombëtare, ku do të zhvillojë ndeshje me datat 2, 5 dhe 8 shtator, kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës, të gjitha këto përballje në kuadër të Grupit B, për kualifikime drejt “Katar 2022”.
Më 8 shtator, “Dardanët” zhvillojnë ndeshjen e rikthimit kundër Kombëtares së Spanjës, ku në ndeshjen e parë, pësuam humbje me rezultat 3:1.