Nuk ka nisur aspak mirë kampanja kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pasi Kosova ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para në grupin B, kundër Suedisë dhe Spanjës.
Me asnjë pikë të fituar, Kosova zë vendin e fundit në këtë grup i cili kryesohet nga Spanja, e cila ka mbledhur shtatë pikë, e ndjekur nga Suedia me gjashtë, pastaj vjen Greqia me dy pikë dhe Gjeorgjia me vetëm një pikë në vendin e katërt.
Por orari i ndeshjeve të radhës duket se jep sadopak shpresë për Kombëtaren e Kosovës.
Në muajin shtator të këtij viti Kosova do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera në këtë kompeticion. Më 2 shtator Kosova luan si mysafir i Gjeorgjisë, e pastaj në “Fadil Vokrri” e pret Greqinë më 5 shtator dhe Spanjën më 8 shtator.