Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të rikthehet në aksion këtë muaj me dy ndeshje që do të zhvillohen brenda tre ditëve.
“Dardanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 24 shtator në udhëtim kundër Irlandës së Veriut. Kjo sfidë zhvillohet në stadiumin “Windsor Park” në Belfast.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo kundër Qipros më 27 shtator në “Fadil Vokrri”.
Të dy këto ndeshje janë të vlefshme për Grupin 2 të Ligës së Kombeve ku bënë pjesë edhe Greqia.
Kosova renditet e dyta në këtë grup me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia e vendit të parë. Irlanda Veriore është e treta me dy pikë, aq sa ka edhe Qipro në vendin e fundit.