Juventusi është i përgatitur të nënshkruajë me Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali vetëm nëse ai është i disponueshëm në formë huazimi, raportojnë mediat në Itali.
Bardhezinjtë po kërkojnë një sulmues për të përforcuar skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbeten me mungesë të mëdha fondesh.
Aubameyang është përmendur si një objektiv i mundshëm, veçanërisht sepse Arsenali e ka nxjerrë në treg dhe i ka hequr siritin e kapitenit për çështje disiplinore. Ai gjithashtu po stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës dhe kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2023.
32-vjeçari e kaloi rininë e tij në Itali si pjesë e akademisë së Milanit përpara se të shitej te Saint-Etienne në janar të vitit 2012.
Megjithatë, “Calciomercato.com” këmbëngul se Juventusi është i përgatitur të bëjë një ofertë për Aubameyang vetëm nëse ai është i disponueshëm si huazim.
Financat e tyre mbeten të vogla dhe nuk kanë shumë opsione për të ofruar si shkëmbim, kështu që “Zonja e Vjetër” do të jetë shumë poshtë në listën e blerësve potencialë për reprezentuesin nga Gabon.