UBT News

​Jep dorëheqje presidenti i Serie A

Ka dhënë dorëheqje presidenti i Ligës italiane të futbollit, Paolo Dal Pino. Ai ka konfirmuar se është transferuar në Kaliforni dhe për këtë arsye duhet të largohet nga posti i Presidentit të Lega Serie A.

Dal Pino ishte emëruar President i Lega Serie A në janar të vitit 2020, vetëm pak muaj para fillimit të pandemisë COVID- 19. Ai tashmë është larguar nga posti i tij, duke e bërë të ditur vendimin e tij me një letër zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të Lega Calcio.

“Në janar, Kalifornia u bë thelbi i jetës sime profesionale dhe private, kështu që nuk mund të vazhdoj me rolin tim si President i Lega Serie A. Ka qenë nder të drejtoj Kuvendin dhe Bordin Drejtues të këtij Asociacioni dhe ju falënderoj të gjithëve për këto dy vite së bashku. Që në fillim të mandatit tim, jam përpjekur të trajtoj çështjet kritike të qeverisjes dhe inovacionit të Serisë A, duke vazhduar krijimin e një kompanie mediatike dhe hyrjen e fondeve të kapitalit privat”, ka shtuar ai.

Exit mobile version