Një gjykatë në Japoni ka konfiskuar anijen ruse “Amur”, e cila u përplas me një anije japoneze peshkimi më 26 maj, si peng për pagimin e kompensimit, shkruan agjencia Kyodo.
Konsulli i përgjithshëm i Rusisë në Sapporo, Sergei Marin, deklaroi se kapiteni i anijes “Amur” dhe ndihmësi i tij i tretë ishin duke u bërë presion, dhe autoritetet japoneze po përpiqeshin t’i detyronin ata të pranonin fajin në përplasjen me anijen e peshkimit “Dajhati Hokomaru” .
Sipas diplomatit, nuk ka asnjë provë bindëse se veprimet e rusëve shkaktuan incidentin.
Tre persona vdiqën pasi anija japoneze e peshkimit “Dajhati Hokomaru” u përplas me anijen ruse “Amur” pranë qytetit Mombecu në ishullin Kuril të Hokkaido.
Ekuipazhi i “Amura” shpëtoi pesë persona që ishin në anijen japoneze, por tre prej tyre u gjetën pa ndjenja. Agjencia e lajmeve Kyodo më vonë njoftoi se ata kishin ndërruar jetë.
Përplasja e anijeve, siç u njoftua, mund të kishte ndodhur për shkak të mjegullës.