Përfaqësues nga 44 shtete, më 16 nëntor të vitit 1945, u mblodhën në Londër për të “ndërtuar paqe në mendjen e njerëzve”, për të krijuar një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore.
Nga kjo konferencë lindi UNESCO, akronim në anglisht për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga njëzet vende: Australia, Brazili, Kanadaja , Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika , Zelanda e Re , Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut , Turqia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.
Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga 19 nëntor-10 dhjetor 1946 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.
Përndryshe, Kosova në vitin 2015 ka aplikuar për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, por nuk ka arritur të futet në UNESCO për tri vota.