Achraf Hakimi është emri që po përflitet më së shumti në javët e fundit pasi e ardhmja e tij te Interi tashmë është krejtësisht e pasigurt.
Kampioni i ri i Italisë është në telashe financiare dhe ka pranuar se duhet të sakrifikohet së paku një emër i madh dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse trajneri Antonio Conte vendosi që të largohej nga klubi.
Paris Saint-Germain u raportua se doli me një ofertë konkrete drejt Interit për Hakimin duke ofruar 60 milionë euro, por e cila u refuzua menjëherë.
Është gazetari Fabrizio Romano ai i cili përditëson situatën e Hakimit duke thënë se PSG është e detyruar ta rrisë ofertën deri në 80 milionë euro sepse kjo është kërkesa e Interit.
Nga ana tjetër, sipas Romanos, Bayerni nuk është në këtë garë, ndërsa Chelsea po e vëzhgon nga afër këtë situatë po që mbetet prapa PSG-së.