Interi është klubi i parë i Serie A që konfirmon tërheqjen e tyre nga Superliga Evropiane.
“FC Internazionale Milano konfirmon që klubi nuk është më pjesë e projektit të Superligës. Ne jemi gjithmonë të përkushtuar t’i japim tifozëve përvojën më të mirë të futbollit; inovacioni dhe përfshirja janë pjesë e ADN-së tonë që nga themelimi ynë. Angazhimi ynë me të gjithë palët e interesuara për të përmirësuar industrinë e futbollit nuk do të ndryshojë kurrë. Inter beson se futbolli, si çdo sektor i veprimtarisë, duhet të ketë interes për të përmirësuar vazhdimisht ecurinë e tij, për të ruajtur emocionin e tifozëve të të gjitha moshave në të gjithë botën, brenda një kornize të qëndrueshmërisë financiare.Me këtë vizion ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë së bashku me institucionet dhe të gjithë aktorët e interesuar për të ardhmen e sportit që të gjithë e duam”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.
Ndryshe në Spanjë edhe Atletico Madridi gjithashtu ka konfirmuar se do të tërhiqet nga Superliga.