Interi dhe Lukaku nuk kanë qenë kurrë kaq afër. Optimizmi ndërmjet palëve tashmë është shumë i madh dhe “La Gazetta dello Sport” raporton se janë duke u diskutuar detajet mbi formën e pagesës.
Tashmë ka një negociatë mes klubeve që ka nisur zyrtarisht. “Nerazzurrët” dhe Chelsea janë ulur për herë të parë në të njëjtën tavolinë, megjithëse digjitale, për të folur për qendërsulmuesin belg. Të mërkurën në mëngjes u mbajt videokonferenca që nisi fazën e dytë, më e rëndësishmja dhe delikate, në këtë operacion tregu që do të bëhet një nga më të çmendurit e viteve të fundit.
Ndërkohë gazetari Fabrizio Romano raporton se Interi ka bërë një ofertë fillestare për Romelu Lukakun. Huazim prej 5 milionë euro. Chelsea e ka refuzuar këtë propozim dhe Interi është duke përgatitur një ofertë të re. Bisedimet do të vazhdojnë këtë javë.
Lukaku u ka thënë Boehly-t dhe Tuchel-it se ai dëshiron vetëm kalimin në Inter.
Zikaltërit po ashtu mësohet se kanë bllokuar Paulo Dybalan me një kontratë katër vjeçare me 6 milionë euro pagë sezonale dhe zyrtarizimi mund të arrij brenda kësaj jave.