Interi mësohet se ka paraqitur ofertë zyrtare për mesfushorin e Romës, Henrikh Mkhitaryan.
Simas gazetarit Fabrizio Romano dhe shumë mediave të tjera italiane, oferta tashmë ka arritur në zyret e Romës dhe ajo është duke u shqyrtuar.
Në parim, thuhet se klubi verdhekuq është i kënaqur me ofertën e zikaltërve, ashtu sikur edhe lojtari të cili i është ofruar një kontratë dy vjeçare me 3.5 milion euro në sezon dhe marrëveshje mund të mbyllet shumë shpejtë.
Madje, raportohet se vizita mjekësore të lojtarit mund të kryhen brenda 24 orëve te ardhshëm.