UBT News

​I shumkërkuari, Gleison Bremer, flet për të ardhmen

Mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer, rifilloi stërvitjen me skuadrën e tij dhe u ka thënë tifozëve se nuk ka asnjë lajm për të ardhmen e tij derisa ai po kërkohet nga skuadra të mëdha si Interi dhe Juventusi, por edhe Paris-Saint-Germain dhe skuadra të tjera nga Premier Liga.

Qendërmbrojtësi brazilian u emërua mbrojtësi më i mirë i Serisë A për sezonin 2021-22 dhe është një nga emrat më të kërkuar në Serie-A këtë merkato.

Interi, Juventusi dhe Milani po monitorojnë mbrojtësin e Torinos dhe e njëjta gjë vlen edhe për Tottenhamin dhe Chelsean në Premier Ligë.

“Nerazzurrët” duket se janë në pole position për të siguruar nënshkrimin e tij, pasi kanë arritur tashmë një parim marrëveshje me lojtarin.

Megjithatë, Beppe Marotta nuk do të bëjë një ofertë para shitjes së Milan Skriniar, i cili është në bisedime me PSG-në.

Bremer mbërriti në “Stadio Filadelfia” të Torinos në mëngjes dhe nënshkroi autografe për disa tifozë, por kur u pyet për të rejat për të ardhmen e tij, ai u përgjigj: “Nuk ka asnjë lajm”.

Mbrojtësi brazilian nënshkroi zgjatjen e kontratës me Torinon deri në vitin 2024 vetëm pak muaj më parë, por marrëveshja erdhi me premtimin për t’u larguar nga klubi në verë për të shmangur transferimin e tij të lirë në vitin 2023.

Exit mobile version