Hendbollisti Kushtrim Kastrati i ka dhënë fund karrierës si lojtar të dielën mbrëma. Ai është përshëndetur me ndeshjen finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll mes Besa Famgasit dhe Trepçës.
36-vjeçari ka përfunduar karrierën me trofeun e Kupës të fituar me skuadrën e Trepçës.
Hendbollisti nga Drenasi ka kontribuuar shumë gjatë në hendbollin kosovar si lojtar i dalluar. Pos për Drenicën ka luajtur edhe për Besa Famgasin, Prishtinën dhe për Trepçën. Ka fituar trofe, ndërsa është shquar edhe me sjellje të mira.