Liverpool ka njoftuar se Harvey Elliott ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri në verën e vitit 2027.
19-vjeçari është bërë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e parë të Jurgen Klopp, pasi u rikuperua nga dëmtimi i rëndë i kyçit të këmbës sezonin e kaluar.
Elliott ishte i kufizuar në vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, por ai shënoi golin e tij të parë për klubin në FA Cup kundër Cardiff Cityt.
Ish-ylli i Fulham-it tani ka një gol dhe dy asistime nga 22 ndeshje me fanellën e Liverpool-it dhe u inkuadrua nga stoli kundër ish-klubit të tij në barazimin 2-2 të së shtunës.
“Është gjithmonë mirë të dish se do të jem këtu edhe për shumë vite të tjera, gjë që është gjithmonë një gjë e mrekullueshme pasi është klubi im i fëmijërisë dhe nuk ka asgjë në këtë botë që më bën më të lumtur dhe më të emocionuar se kjo“, tha Elliott për faqen zyrtare të klubit.
“Unë shpresoj se do të ketë shumë kujtime të tjera të mira këtu. Jam shumë i emocionuar që po vendos stilolapsin në letër dhe të qëndroj këtu për shumë më gjatë“, theksoi ai.