Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se prej kujt po fshehet që nuk po mund të krijojë një qëndrim të tij para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi. Ai ngriti si pikëpyetje se Kurti mos po fshehet nga Serbia apo edhe nga Amerika.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi që krerët e institucioneve të Kosovës nga Amerika të kërkojnë një përfaqësues të posaçëm në dialog.
“Prej kujt tjetër po fshihet kryeministri ynë ,a mos po fshihet edhe prej Serbisë mos Serbia për një arsye të caktuar ka ndonjë fuqi mbi kryeministrin tonë i cili nuk i lejon vetëm me marr qëndrim në këtë moment kritik para takimit me presidentin e Serbisë, me i sqarua pastër qëndrimin e Kosovës, të tija dhe tona” tha ai.
“Si guxon kryeministri i Kosovës me shkuar në takime pra që janë nën patronatin e BE për pavarësinë e vendit të vetë dhe vetë deklaron që pesë jo njohësit kanë arritur me i bind të gjithë njohësit tjerë për një pozicion të dyshueshëm të tyre ndaj Kosovës, pra shkon pa Amerikën” shtoi Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka këshilluar pasardhësin e tij Albin Kurti që kur të flet për dialogun mos t’i drejtohet Kosovës si palë të përfshira, por të shpjegoj kur është Kosova në këtë raport.