UBT News

​Grupi Parlamentar i AAK-së takohet me përfaqësues të Sindikatës së Policisë

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha tha se qeveria po i lufton sindikatat dhe sipas tij po tenton të instalojë diktaturë. Pas takimit që deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës zhvilluan me përfaqësues të sindikatës së Policisë së Kosovës, Berisha tha se pushteti po synon të mbysë zërin e sindikalistëve derisa shtoi që Aleanca do t’i adresojë këto çështje në Kuvendin e Kosovës.

Berisha tha se në takim me kryetarin e sindikatës biseduan edhe për rrezikshmërinë e policëve dhe ligjin e pagave.

“Po luftohen sindikatat, për Policinë e Kosovës folëm për rrzikshmërinë e policëve, kemi 22 të rënë apo dëshmorë të policisë, folëm për ligjin e pagave dhe folëm edhe për shumë çështje të tjera të cilat do t’i adresojmë edhe si grup parlamentar edhe si kryetar i komisionit në Parlmentin e Kosovës në mënyrë që të ndihmohet Policia e Kosovës. Çka morëm vesh po tentohet me u instalu diktaturë të sindikatat, do tw thotë janë fshi, këto janë të ligjshme çdokund në botë, pse pushteti do me mbyt zanin e sindikatave kjo është e çuditshme, është temë që do të merremi”, tha Berisha.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se para deputetëve kanë adresuar shqetësime që sipas tij i kanë bërë të njohura edhe në kërkesat e tyre me shkrim dhe që lidhen me ligjin për paga.

“Kemi diskutuar për ligjin e pagave, për rrezikshmërinë e policisë, për ndërhyrjen që na është bërë nga Thesari i Shtetit në anëtarësinë e sindikatës… Te ligji i pagave ne diskutuam rreth rrezikshmërisë sw Policisë së Kosovës që në këtë draftligj i cili na është ofruar ajo është hequr fare, mandej vlerë e koeficientit, rangimi i koeficientëve krahsuar me institucionet e tjera, rrezikshmëria dhe shumw çwshtje të tjera”, tha ai.

Deputetët e AAK-së kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues të sindikatave dhe kanë kërkuar që të bëhen publik koeficientët e projektligjit për paga.

Sipas AAK-së ky projektligj si dhe ai për zyrtarët publik duhet të miratohen këtë vit ndërsa zbatimi i tyre të fillojë në vitin 2023.

Exit mobile version