Në rast se i kërkohet ulje page Griezmann nuk e përjashton largimin nga “Camp Nou”. Sulmuesi francez, Antoine Griezmann nuk e ka përjashtuar mundësinë rreth largimit nga Barcelona këtë verë, raporton “Sport”.
Gjigantit katalunas do t’i duhet për të shitur lojtarë ose të bindë yjet që të pranojnë një ulje page, para se të regjistrojnë lojtarët e ri që do të transferohen.
Griezmann është njëri nga yjet të cilit mund t’i kërkohet që t’i ulet paga, dhe ai mund të pranojë që ta konsiderojë këtë gjë, por thuhet se është i hapur edhe rreth largimit nga “Camp Nou”, me Chelsean dhe Manchester United skuadrat të cilat kanë shprehur interesim.
Sezonin e kaluar, Griezmann ka bërë 51 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 20 gola dhe 13 asistime për skuadrën e Barcelonës.