Federata e Futbollit të Kosovës ka marr një tjetër lajm të mirë sa i përket sektorit të gjyqtarëve.
Kjo për faktin se në raundin e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, UEFA e ka caktuar gjyqtarin Visar Kastrati për ta drejtuar ndeshjen e Grupit F, ndërmjet Gentit dhe Shamrock Rovers.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e Gentit, të enjten më 15 shtator, me fillim në orën 18:45. Gjyqtari Kastrati do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Genc Nuza.
Gjyqtarët kosovarë në vazhdimësi kanë pasur rritje, e ku kanë gjykuar në ndeshje mjaft të rëndësishme ndërkombëtare deri më tash, teksa rritjen e tyre profesionale e dëshmon edhe delegimi në raundin e dytë të fazës së grupeve.