I ndaluar për rreth një muaj, Daniel Alves mësoi këtë të martë se do të qëndrojë në paraburgim edhe më tutje.
Alves u arrestua më 20 janar pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një klub nate të Barcelonës në dhjetor të vitit 2022.
Gjykata në Barcelonë vendosi që lojtari të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në gjykimin e tij, duke mbështetur argumentet e mbrojtjes së viktimës, duke refuzuar apelimin e brazilianit për t’u liruar.
Avokatët e lojtarit pohuan se nuk do të kishte rrezik ikjeje dhe se nuk ka interes ta bëjë këtë, por këto nuk janë marrë parasysh nga gjykata.
Data e gjykimit nuk është caktuar ende.