Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kuqezinjtë triumfuan të dielën kundër Hungarisë me rezultat minimal 1-0 duke iu falënderuar golit të vonshëm të realizuar nga Armando Broja.
Por edhe faza defanzive e Shqipërisë ishte në nivelin e duhur dhe shtylla kryesore padyshim se ishte Berat Gjimshiti.
Lojtari i skuadrës italiane Atalanta u vlerësua lartë për paraqitjen e tij nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve Sofascore e cila e ka futur në formacionin më të mirë të javës mbrojtësin shqiptar.