UBT News

​Gjilani dënohet edhe nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

Pasi Komisioni i Garave vendosi që ndeshje e ndërprerë ndërmjet Gjilanit dhe Ballkani në minutat shtesë për shkak të dhunës në stadium t’i takojë skuadrës nga Suhareka ma rezultat 3-0, Gjilani sot është dënuar edhe na Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi, i bazuar në paragrafin 53, pika 1 i rregullores disiplinore, Gjilani është dënuar me tri ndeshje pa tifozë.

“Lëshim në organizimin e ndeshjes Gjilani – Ballkani zhvilluar me 03.04.2022 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Në minutën e 90+4, pas barazimit të rezultatit nga ana e vendasve, një numër i shikuesve nga tribuna futen në fushë për të festuar golin e barazimit, dy nga të cilët sulmojnë fizikisht portierin e ekipit mysafir me nr fanelle 77 Stivi Frashëri duke i rrezikuar shëndetin. Lojtarit të sulmuar i është dhënë ndihma e parë në fushën e lojës, pastaj me autoambulacë është transportuar për në spitalin e qytetit. Për shkak të paaftësimit të lojtarit mysafir si rezultat i sulmit nga shikuesit, gjyqtari kryesor duke implementuar rregulloren e garave, në minutën 90 +4 e ka ndërprerë ndeshjen. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani . Bazuar 53 paragrafi 1 pika B i Rregullores disiplinore: Dënohet me 3 (tri) ndeshje zyrtare pa praninë e shikuesve si dhe jashtë fushës së stadiumit të qytetit në Gjilan. SC ”Gjilani” ndeshjet mund t’i zhvillojë në terrenin me bari sintetik në Gjilan ose në stadiumet tjera ku klubi dhe shtabi teknik vendosin”, thuhet në vendim.

Exit mobile version