Policia ushtarake gjermane ka trajnuar për një javë policinë ushtarake të Kosovës, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ministri Mehaj, ka njoftuar se policia ushtarake gjermane ka trajnuar për një javë policinë ushtarake të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mehaj ka theksuar se ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes të forcave të të dy vendeve.
“Policia ushtarake gjermane trajnon policinë tonë ushtarake në shkathtësitë e mbrojtje së afërt. Trajnimi njëjavor i ka mundësuar policëve tanë ushtarak që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e mbrojtjes së afërt të personave shumë të rëndësishëm (VIP). Ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes forcave të dy vendeve tona. Mirënjohje dhe falënderim i thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.