Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.
Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.
Grumbullimi i Përfaqësueses për këto ndeshje fillon më 27 maj. /UBTNews/