Gavi është bërë lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në Superkupën e Spanjës, pasi shënoi kundër Real Madridit të dielën në Arabinë Saudite.
Rekordi më parë mbahej nga Xavi, por tani i takon Gavit, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në moshën vetëm 18 vjeçare e 163 ditë, sipas MisterChip .
Gavi është gjithashtu lojtari më i ri që ka shënuar në një El Clasico që nga Ansu Fati.
Mesfushori realizoi në minutën e 33-të pas një asistimi nga Robert Lewandoëski. Më pas, të dy lojtarët u bashkuan sërish pak para përfundimit të pjesës së parë me Gavin që e shtyu sulmuesin për të realizuar për 2-0.
Goli i Lewandowskit ishte i 20-ti i tij sezonal në të gjitha garat për Barcelonën që kur u transferua në Camp Nou nga Bayern Munich.