Trofeu i Ligës së Evropës për edicionin 2021/22 ka përfunduar në duart e lojtarëve të skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt pasi e kanë mposhtur në finale skuadrën skoceze Ranger pas ekzekutimit të penalltive.
Përkundër se skuadrat treguan lojë cilësore dhe me disa raste të mira për shënim, pjesa e parë nuk solli gola dhe skuadra shkuan në pushim me qetësi absolute.
Për dallim nga pjesa e parë, ajo e dyta nisi më vrullshëm nga të dy anët dhe si rezultat i kësaj edhe prodhoi dy gola të shpejtë.
Rangers kaluan të parët në epërsi në minutën e 57’ me golin e realizuar nga Aribo, por epërsia e tyre zgjati vetëm 12 minuta për shkak se skuadra gjermane e gjeti golin e barazimit në minutën e 69’ derisa realizues ishte Borre pas asistimit nga Kostic.
Goli i Borres vendosi edhe rezultatin final sa i përket 90 minutave të rregulla, andaj ndeshja shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.
Këto vazhdime nuk sollën gola për shkak se skuadrat treguan shenja lodhje, prandaj ndeshja do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.
Ne ekzekutimin e panalltive më të saktë u treguan lojtarët e skuadrës gjermane që fituan me rezultat 5-4. Ai që dështoi nga radhët e Rangers ishte Aaron Ramsey.