Pavarësisht nga rezultati, ndeshja ndërmjet Meksikës dhe Polonisë do të jetë një ndeshje historike në historinë e FIFA-s pasi do të luhet në “Stadiumin 974”, i cili do të jetë stadiumi i parë i përkohshëm për të pritur një Kupë Botërore.
Stadiumi është bërë nga 974 kontejnerë transporti të ricikluar dhe do të përdoret për të pritur ndeshje gjatë gjithë turneut përpara se të çmontohet.
Ndeshja është e vlefshme për grupin C dhe do të startojë nga ora 17:00.
Këto janë formacionet zyrtare:
Meksikë: Ochoa; Sanchez, Montes, Hector Moreno, Gallardo; Hector Herrera, Edson Alvarez, Chavez; Lozano, Henry Martin, Vega.
Poloni: Szszesny, Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash, Kaminski, Krychpwiak, Szymanski, Zielinski, Zalewski, Lewandowski.