Kampionati Botëror i futbollit përfundo të dielën me finalen ndërmjet Argjentinës dhe Francës e cila përfundoi me triumfin e argjentinasve pas ekzekutimit të penalltive.
Kjo ishte hera e parë që një kampionat botëror u zhvillua në një vend azitik, por interesimi ishte mjaft i madh.
Organi më i lartë i futbollit evropian, FIFA, raportoi këtë të hënë se Katari priti 1.4 milionë vizitorë gjatë Kupës së Botës, me një mesatare prej 53,000 spektatorësh për lojë në stadiume.
Një pjesëmarrje kumulative prej rreth 3.4 milionë tifozësh ndoqën 64 ndeshjet në këtë kompeticion, në tetë stadiume, të ndërtuara në mënyrë strategjike më pak se një orë me makinë nga qendra e Dohas, gjë që u lejoi tifozëve të shikonin drejtpërdrejt më shumë se një lojë në ditë.
“Në vitin 2010 i thamë botës të presë diçka të madhe dhe e mbajtëm atë premtim, ishte një edicion i jashtëzakonshëm i Kupës së Botës, i cili do të ndikojë në punën e organizatave të ardhshme. Turneu siguroi një hapësirë të paprecedentë për shkëmbim kulturor. Tifozët nga e gjithë bota patën kontakte me kulturën arabe dhe të Katarit për herë të parë”, tha Hassan Al Thaëadi, president i komitetit organizativ.
Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, ka përdorur rrjetet sociale për të uruar FIFA-n për suksesin në mbajtjen e Kupës së Botës së parë në një vend arab, duke pasur parasysh se Doha e përmbushi premtimin dhe zhvilloi një turne të jashtëzakonshëm.