Klubi i tij po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e mesfushorit.
Skuadra angleze Everton thuhet se ka kontaktuar me agjentët e Adrien Rabiot, për një transferim të mundshëm, raporton “Il Bianconero”.
Spekulohet se Rabiot kryeson listën e të dëshiruarve tek Evertoni, por skuadra e tij Juventusi, e ka bërë të qartë që lojtari mund të largohet vetëm nëse ofrohet një shumë prej 30 milionë eurosh.
Po ashtu, Everton ka shprehur interesim edhe për mesfushorin e Romës, Gianluca Mancini.