UBT News

​Erza Muminoviq kalon në raundin e tretë të evropianit të xhudos për juniorë

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq do të vazhdojë garat në Kampionatin Evropian të xhudos për juniorë, pasi në raundin e dytë ka mposhtur xhudisten angleze Sian Bobrowska.

Muminoviq, në kategorinë e peshave deri 52 kilogramë, deri tani ka regjistruar dy fitore në këtë kampionat.

Në raundin e tretë, respektivisht në çerekfinale, xhudistja kosovare do të përballet me rusen, Lilia Nugaeva.

Exit mobile version