Sulmuesi i skuadrës skoceze Celtic, Odsonne Edouard, ka ndërruar agjentin e tij, për arsye se e dëshiron largimin nga Celtic, ku edhe është duke hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale, raporton “Glasgow Live”.
22-vjeçari tani është lidhur me Stellar Group, agjencia e njëjtë që negocioi rikthimin e Garreth Bale tek Tottenham në formë huazimi nga Real Madridi, verën e kaluar.
Edouard, kontrata aktuale e të cilit përfundon në vitin 2022, është i lidhur vazhdimisht me një transferim të mundshëm tek skuadrat si Arsenal dhe Juventus.