Milani thuhet se është gati t’i propozojë një ofertë konkrete Romës për Nicolo Zaniolo, i cili është gjithashtu një objektiv kryesor i Tottenhamit të Antonio Contes.
Sulmuesi 23-vjeçar italian, i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me “Giallorossët”, e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga klubi këtë muaj, i pakënaqur si me situatën e tij të kontratës ashtu edhe me marrëdhëniet me tifozët.
Siç raportohet nga “Calciomercato.com”, Milani po vëzhgon me vëmendje situatën e lojtarit ndërsa përgatitet të dalë me një ofertë konkrete për italianin, me besim se mund të fitojë garën për sulmuesin e Romës.
“Spurs” kanë ofruar një marrëveshje huazimi me detyrim të blerjes të kushtëzuar me një numër të caktuar paraqitjesh dhe kualifikimin në Ligën e Kmapionëve. Për këtë situatë, kuqezinjtë nuk janë shumë të shqetësuar, duke besuar se Zaniolo preferon të qëndrojë në Itali sesa të shkojë në Premier Ligë.
Milani pritet të dalë këtë javë me një ofertë për Zaniolon, një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje prej 22 milionë eurosh. “Giallorossët” kishin shpresuar për një transferim të plotë me marrëveshje përfundimtare, por mund të jenë të gatshëm të pranojnë ofertën pasi afati kalimtar i janarit po shkon drejt mbylljes.
Së fundi, edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho pranoi që Zaniolo ka kërkuar të largohet nga klubi.