Juventus thuhet se do të gjobisë treshen Weston McKennie, Paulo Dybala dhe Arthur pasi morën pjesë në një aheng pa respektuar kufizimet për Covid-19 në shtëpinë e mesfushorit amerikan.
“La Stampa” raporton se ish – lojtari i Schalke 04, Weston McKennie, organizoi një aheng në shtëpinë e tij me dy shokët e tij të skuadrës dhe miqtë e tjerë.
Problemi është se është e ndaluar të organizosh ndeja private në Itali sipas rregullave aktuale të Covidit.
Fqinjët thirrën policinë kur vunë re se një festë po ndodhte brenda shtëpisë së McKennie, por askush nuk e hapi derën kur arritën në vend.
Italia ka një shtetrrethim mbarëkombëtar, nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit. Oficerët e Policisë arritën në shtëpinë e McKennie rreth orës 11:30 të mbrëmjes.
Ata u desh të këmbëngulnin që të lejoheshin brenda shtëpisë për më shumë se një orë dhe kur u lejuan më në fund, ata gjetën të tre futbollistët me miqtë e tjerë.
Pjesëmarrësit e ndejës rrezikuan të akuzoheshin për rezistencë ndaj policisë, por ata përfundimisht u gjobitën vetëm me nga 400 euro secili, siç parashikohet nga ligji aktual i Italisë.
“Il Corriere di Torino”, megjithatë, raporton se të pranishmit nuk i penguan oficerët e policisë të hynin në shtëpi..
Sipas Romeo Agresti të “Goal.com”, Juventusi gjithashtu do të gjobisë tre futbollistët e përfshirë në këtë ngjarje.