Lumenjtë Drenica dhe Sitnica i takojnë statusit të moderuar ( i ndotur).
Kjo u konstatua në bazë të rezultateve laboratorike për cilësinë e ujit të këtyre dy lumenjëve.
Këto analiza u bënë në kuadër të fushatës #CleanWaterCrisis (#KrizaPërUjëTëPastër) që organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Netëork).
“Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësore, lumi Drenica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Përderisa në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie drastikisht përgjatë shtratit të lumit – duke u ndotur kryesisht nga ujërat e zeza…Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësorë, lumi Sitnica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Në këtë lum kemi marrë vetëm një mostër duke marrë parasysh që ky lum nuk ka burim por është formuar nga rrjedha të lumenjve tjerë”, thuhet në njoftim.