DokuFest në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Komunën e Prizrenit sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes institucionale të DokuFest.
Marrëveshja ka për qëllim avancimin e programeve të cilat kanë të bëjnë me festival dhe zhvillimin e kineastëve të rinj të Kosovës.
Marrëveshja e sotme ka kohëzgjatje 3-vjeçare dhe qëllimi i përgjithshëm i programit është demokratizimi i shoqërisë përmes artit dhe kulturës që do të ndërveprojë në sektorin e artit, kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Ndryshe, DokuFest ka kthyer Prizrenin në një destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor.
Përmes programeve të tyre artistike dhe kulturore ka frymëzuar rininë dhe sektorin krijues të Kosovës.
Kjo ka ndikuar që sot Prizreni edhe të jetë qendër e filmit me një numër të madh të kinemave që u ofrojnë mundësi të rinjve të kenë qasje në programe të begatshme artistike përmes filmave dhe diskutimeve që zakonisht ndodhin pas shfaqjes së filmave.