Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone mbetet i bindur se skuadra e tij është ende në një pozitë të fortë në garën për titull në La Liga, pavarësisht se tani kanë vetëm një pikë më shumë se Real Madridi dhe dy më shumë se Barcelona si dhe forma e ekipit të tij është jo stabile në javët e fundit.
“Los Rojiblancos” reaguan ndaj fitores 2–1 të Real Madridit në El Clasico ndaj Barcelonës këtë fundjavë me një barazim 1-1 ndaj Real Betisit.
Ky rezultat do të thotë që Atletico tani ka marrë vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa sezoni po hyn në fazën e tij të fundit.
“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, të gjitha ekipet kanë një moment të rënies dhe shpresojmë ta kemi kaluar pas barazimit të sotëm,” tha ai një intervistë për “Marca” pas ndeshjes. Ne kemi një luftë të fortë këtë sezon pasi si Madridi ashtu edhe Barcelona kanë filluar të rikuperohen kështu që ne do të presim dhe shohim”, deklaroi ai.
Ekipi i tij tani përballet me tetë ndeshje vitale në kampionat para fundit të sezonit dhe rivali i ardhshëm i tyre në La Liga është Eibari.