Presidentja Vjosa Osmani sot ka takuar delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe që po qëndrojnë në Kosovë.
Delegacioni i cili u prit në takim nga presidentja Osmani, sot kanë marrë pjesë edhe në inaugurimin e spitalit pediatrik në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) në Prishtinë.
Spitalit pediatrik kirurgjik “Sheikha Fatima” është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky spital ofron shërbimet më moderne për trajtimin e fëmijëve dhe vlera e tij kap shifrën 22 milionë euro. Me gjithsej 100 shtretër në dispozicion dhe teknologji më moderne spitali “Sheikha Fatima” do ofroj shërbime të reja spitale në diagnostikimin e sëmundjeve dhe shërimin e sëmundjeve për fëmijët e Kosovës.