Kriza ekonomike që ka kapluar Barcelonën është reflektuar edhe në pagat e lojtarëve. Gjiganti spanjoll ka jnoftuar për humbje financiare në dy vjetët e fundit dhe vazhdon të mos ketë stabilitet financiar, ndërsa tashmë kanë filluar të vijnë edhe rezultatet negative në fushë.
Njëri prej lojtarëve që ka pësuar ulje të pagës për shkak të kësaj krize është edhe mesfushori holandez, Frenkie De Jong. Ai ka pranuar se në tri vjetët e para qëkur i është bashkuar Barcelonës, paga e tij është ulur.
“”Unë nuk mendoj se jam lojtari më i paguar i Barçës pas Messit. Ka pasur një fushatë me shumë gënjeshtra”, ka thënë De Jong për “ZiggoSport”.
Ai ka kërkuar që këto para tashmë të rikthehen në llogarinë e tij.
“Në secilën nga 3 vitet e para që kam luajtur këtu, kam shkurtuar rrogën time. Kështu që përfundimisht paratë duhet të kthehen dhe sigurisht që do të duken më të mëdha”, deklaroi ai.