Në klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 577 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore. Prej tyre 455 me oksigjeno-terapi dhe 53 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 91 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 46 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 19 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 49 pacientë
Spitali i Gjakovës, 52 pacientë
Spitali i Pejës, 93 pacientë
Spitali i Gjilanit, 46 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë./UBTNews