Kingsley Coman i është nënshtruar një operimi në zemër, dhe lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann.
Sulmuesi francez e ka përfunduar operimin dje, që kishte të bëjë me rregullimin e ritmit të zemrës së tij dhe pritet që së shpejti të rikthehet në seancat përgatitore.
Nagelsmann tregoi që ishte një rrezik i vogël i menaxhuar në mënyrë të duhur, dhe shpjegoi që nuk ishte diçka e zakonshme.
“Ritmi i tij i zemrës kishte një problem të vogël që kishte rrahje më të ngadalta. Në disa momente ai kishte probleme me frymëmarrje”, tha Nagelsmann.
“Ai është në gjendje shumë të mirë, ka vetëm dhimbje të vogla në plagë. Kur plaga të shërohet, ai do të fillojë seancat përgatitore përsëri dhe nuk do të mungojë më shumë se një javë eventualisht dy, para se ai të rikthehet në stërvitje”, shtoi trajneri i “Bavarezëve”.
Po ashtu, Nagelsmann tregoi që Coman do të fillojë stërvitjet kardio ditën e marte.