Prodhuesit e veturave janë nën presion të vazhdueshëm për zvogëlimin e emetimeve të dëmshme. Dhe sa ato arrijnë në vit është studiuar nga platforma online e krahasimit të çmimeve Uswitch me seli në Britani të Madhe.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit për emetimet CO2 të veturave të reja të pasagjerëve dhe duke i kombinuar këto të dhëna me kilometrazhin mesatar vjetor (11.909 km), u morën të dhëna se sa prodhues të caktuar ndotin ajrin.
Në radhë të parë midis 54 prodhuesve, në përgjithësi, ishte Ford me 30.160 kg CO2 në atmosferë, pasuar nga Volkswagen dhe Mercedes.
Sigurisht, shifrat totale ndikohen nga numri i veturave të shitura, kështu që brenda një viti Ford pati 236.072 modele, ndërsa Volkswagen 201.786, të cilat ishin përgjegjëse për 24.549 kg CO2 në atmosferë.
Me 171.515 vetura të shitura, Mercedesi në vendin e tretë dërgoi në ajër 24.265 kg CO2. Emetimet vjetore të vlerësuara të CO2 për automjet për Ford janë 1514 kg, Volkswagen 1453 kg dhe Mercedes 1487 kg.
Ford, me një shkarkesë mesatare prej 0.13 kg/km për veturë, ndot sa një aeroplan që fluturon nga Londra në Athinë (2456 km), dhe nga një analogji e ngjashme Volkswagen konsumon CO2 sa një aeroplan që fluturon 1999 km, ndërsa për Mercedes ekuivalenti i fluturimit është 1976 km.
Në vendin e katërt, të pestë dhe të gjashtë renditen BMW, Opel dhe Audi, ndërsa lista e 10 ndotësve më të mëdhenj mbyllet nga Land Rover, Kia dhe Nissan.
Sigurisht, kur i shohim veturat individualisht, lista është krejtësisht e ndryshme, kështu që prijnë konsumatorët e mëdhenj, si: Bugatti (0.52 kg/km), Rolls-Royce (0.35), Lamborghini (0.34), Ferrari (0.30) dhe Chevrolet (0.27 kg/km).
Interesante, Jaguar, për shembull, mburret me vetëm 0.09 kg/km të emetimeve mesatare CO2 ose rreth 1120 kg për veturë në vit.