Chelsea ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Cole Palmer nga Manchester City. Palmer ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me “Blutë” e Londrës dhe do të bashkohet me skuadrën e Mauricio Pochettinos përpara ndeshjes së Premier Ligës kundër Nottingham Forest.
Lojtari u shpreh shumë i lumtur që është bashkuar me Chelsean, derisa ka thënë se do të jap maksimumin për të treguar talentin e tij.
“Jam i emocionuar për të filluar këtë aventurë. Jam bashkuar me Chelsean sepse projekti këtu tingëllon mirë dhe për shkak të platformës do të duhet të përpiqem të shfaq talentin tim. Është një skuadër e re dhe e uritur dhe, shpresojmë, ne mund të bëjmë diçka të veçantë këtu”, ka thënë Palmer.
Palmer iu bashkua akademisë së Manchester Cityt në U-8 dhe kaloi në radhët e të rinjve në klub.