Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) ka konfirmuar sot se Çekia do të jetë mysafirja e radhës për Kombëtaren e Shqipërisë. Kjo miqësore do të zhvillohet më datën 8 qershor, në Pragë të Çekisë.
Tre ditë para se të zhvillohet kjo miqësore, Kombëtarja e Shqipërisë do të udhëtojë drejt Uellsit, ku do të zhvillojë ndeshje si mysafir kundër Kombëtares së Uellsit.