Bullgaria vendosi ndalimin e automjeteve me targa ruse, sipas raportimeve të mediave.
Vendimi është në përputhje me udhëzimet e BE-së më 11 shtator, të cilat u kërkonin vendeve anëtare të ndalonin automjetet me targa ruse, tha të hënën agjencia shtetërore e lajmeve BTA.
Bëhet fjalë për automjete pasagjerësh dhe automjete të tjera me targa ruse të dizajnuara për të transportuar deri në 10 persona, përfshirë ato personale, vuri në dukje ai, duke shtuar se automjetet e blera në Rusi për misionet diplomatike dhe konsullore të BE-së dhe shteteve anëtare janë të përjashtuara.
Bullgaria u bë vendi i fundit i BE-së që ndaloi hyrjen e automjeteve të regjistruara në Rusi, pas Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Finlandës dhe Polonisë.
Më 11 shtator, Komisioni Evropian konfirmoi se sanksionet e vendosura kundër Rusisë për “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë përfshijnë ndalimin e automjeteve të regjistruara në Rusi që kalojnë kufijtë e BE-së.
Ministri i Brendshëm bullgar, Kalin Stojanov, tha më 14 shtator se dokumenti për ndalim kishte mbërritur.
Ai më pas vuri në dukje se dokumenti duhej të shqyrtohej dhe të merrej një vendim se si do të procedohej./AA/