Kampionati Botëror i futbollit do të vazhdojë sot rrugëtimin e tij me dy ndeshjet të tjera jashtëzakonisht interesante.
Sfida e parë do të zhvillohet nga ora 16:00 ku do të ballafaqohen Japonia me Kroacinë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në “Al Janoub Stadium”.
Ndërsa në mbrëmje, përkatësisht nga ora 20:00 në fushë do të zbresë njëra nga kombëtaret më të frikshme në këtë Botëror, Brazili që do të ketë përballë Korenë e Jugut, një kombëtare jashtëzakonisht e papërshtatshme. Kjo sfidë zhvillohet në stadiumin “974”.