UBT News

​Botërori për të rinjtë në boks, Kosova në pritje të pajisjes me viza

Në Spanjë do të zhvillohet kampionati botëror i boksit për meshkuj dhe femra për të rinj U18 nga data 14-26 nëntor.

Kosova ka paralajmëruar se do të përfaqësohet me dy boksierë, Taulant Jakupi në kategorinë 86 kilogramë, Donat Syla 92 kg, përzgjedhësi Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Edhe pse me kohë jemi paraqitur për pjesëmarrje, ekipi i Kosovës ende nuk është pajisur me viza, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Në botërorin e boksit për të rinj në La Nucia të rajonit spanjoll Alicante do të marrin pjesë me shumë se 650 boksierë nga 89 shtete.

Federata Evropiane (EUBC) do të përfaqësohet me 321 boksierë, që është më shumë se çdo konfederatë tjetër.

Exit mobile version