Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiro e dytë e kampionatit spanjoll të futbollit i njohur si La Liga.
Barcelona e nisi mirë edicionin e ri garues duke arkëtuar tre pikët e para në ndeshjen e parë pasi triumfoi ndaj Real Sociedadit me rezultat 4-2.
Në xhiron e dytë, “katalanasit” do të ballafaqohen me Athletic Bilbaon si mysafir, ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 22:00.
Trajneri Ronald Koeman tashmë ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për këtë ndeshje dhe në këtë grup e ka përfshirë edhe sulmuesin shqiptar Rey Manaj.
Manaj shkëlqeu në ndeshjet miqësore të Barcelonës ku realizoi pesë gola.
