Karim Benzema thuhet se është në dyshim për ndeshjen hapëse të Francës në Kupën e Botës kundër Australisë në Katar për shkak të lodhjes muskulore në kofshën e majtë.
Benzema, 34 vjeç, ka munguar në tre ndeshjet e fundit të La Liga-s, por ai luajtur 12 herë këtë sezon, ndërsa ka realizuar gjashtë gola dhe një asistim në të gjitha garat.
Megjithatë, sipas “Get French Football News”, stafi i kombëtares franceze nuk beson se Benzema do të jetë i gatshëm në kohë për të filluar nga minuta e parë në ndeshjen kundër Australisë në Kupën e Botës.
Trajnerit të Francës, Didier Deschamps i mungojnë tashmë lojtarët kryesorë për si N’Golo Kante dhe Paul Pogba.
Fituesi i Topit të Artë ka 37 gola në 97 ndeshje për vendin e tij, por ai nuk ishte aty kur Franca ngriti Kupën e dytë të Botës në vitin 2018.
Benzema kishte munguar për gjashtë vite nga ekipi kombëtar për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual.
Franca e nis fushatën e saj në Kupën e Botës kundër Australisë më 22 nëntor, përpara se të përballet me Danimarkën dhe më pas me Tunizinë në Grupin D.