Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka konfirmuar gjatë një konference për shtyp gjatë fundjavës se ai beson se Eric Garcia do të bashkohet me Barcelonën në fund të sezonit, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e qendërmbrojtësit.
Guardiola kishte konfirmuar më herët se mbrojtësi i ri nuk do të nënshkruante një zgjatje të kontratës me Manchester Cityn dhe ish-trajneri i Barcelonës foli me pasion në lidhje me të ardhmen e Garcias.
“Ndoshta nuk e dini, por nuk mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë Eric Garcia për mua. Ai është si një djalë i imi. Ai ishte djali që ishte mbrojtësi më i mirë qendror që kemi pasur sezonin e kaluar. Ai kurrë nuk bëri një gabim. Ai luajti në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, tha fillimisht Guardiola.
Guardiola vazhdoi duke shpjeguar se si zemra e tij ishte thyer që në ndeshjet e fundit ai nuk po gjen vend në skuadër për Garcian, dhe gjithashtu zbuloi se ai beson se 20-vjeçari së shpejti do të vazhdojë të luajë për ish-klubin e tij, Barcelonën.
“Ai do të luajë, mendoj te Barcelona. Barcelona nuk blen lojtarë sepse janë lojtarë mesatar, por sepse janë shumë të mirë. Në dy ndeshjet e fundit, ai nuk u zgjodh dhe kjo ma theu zemrën. Ai nuk e meriton këtë”, shtoi Guardiola.
Ndërkohë eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka deklaruar se Garcia do të nënshkruajë një kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2026.