Gjiganti gjerman Bayern Munich është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Spekulohet se “Bavarezët” e kanë një listë që përmban pesë emra të futbollistëve që mund të luajnë në këtë repart, raporton “Sport Bild”.
Kampioni i Bundesligës gjermane dëshiron të përforcojë më shumë mbrojtjen, ku tani është bërë e ditur që mbrojtësi David Alaba do të largohet në fund të këtij sezoni, pasi që ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re.
Lista e mbrojtësve të krahut të majtë që Bayern Munich është duke i monitoruar përbëhet nga Berno Sosa i Stuttgart (Gjermani), Omar Richards i Reading (Angli), Luca Netz i Hertha Berlin (Gjermani), Marco Friedl i Werder Bremen (Gjermani) dhe listën e përmbyll mbrojtësi i Norwich (Angli) Max Aarons.